Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kullë të Durrësit, pranë zonës së njohur si Kthesa e Ariut.
Fax News mëson se një automjet tip Benz që drejtohej nga një adoleshent pa patentë është përplasur me një makinë tip BMW, që drejtohej nga H.Lala, banues në fshatin Jube.
Dyshohet se shpejtësia përtej limiteve e Benz-it shkaktoi aksidentin që është shoqëruar vetëm me dëme materiale, pa pasoja për jetën