Ndalohet në Austri Stela Gugallja. Burime zyrtare nga prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije se SPAK është duke kryer procedurën e ekstradimit të shtetases Gugallja nga Austria në Shqipëri.
“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vienës, ne Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqiperi, në zbatim të urdhërit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase”,- u shpreh SPAK.
Sipas burimeve për Infoweb/Media,mësohet se SPAK për këtë qëllim ka përcjell nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e ekstradimit.
SPAK u shpreh se nuk ka dijeni nëse Gugallja ka kërkuar apo jo azil në Austri.