Afera e inceneratorëve! Pas Bllakos, sot Lefter Koka dëshmon para prokurorëve të SPAK

0

Sot pritet që të dëshmojë para prokurorëve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ai gjendet nën dy masa arresti për shkak të dy inceneratorëve, ndërkohë që ende nuk është pyetur në lidhje me akuzat e reja që i janë shtuar atij me hapin e radhë që bëri prokuroria e Posaçme për hetimin e skandalit të inceneratorëve në vendin tonë.

Dëshmia, mësohet se do të kërkohet për të mësuar lidhjen e Kokës jo vetëm me praktikat e tenderimit, por edhe me falsifikimin e shkresave.

Një ditë më parë u mor në pyetje për rreth tre orë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Ballko. Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë korruptive, duke pretenduar se nuk ka pasur funksion vendimarrje. Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim.

Lefter Koka është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën kur ka qenë Ministër Mjedisi në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata e Posaçme e Apelit e ka lënë në masën “arrest me burg”. Ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars, por GJL, nuk e pranoi, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO. Koka i kërkon Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës ‘Gjergj Kastriot Skëndërbeu’, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu