Afganët priten si ‘princa’, zbulohet hoteli superluksoz ku Rama do t’i strehojë në Berat

0

Pas Tiranës dhe Durrësit, mësohet se edhe bashkia e Beratit po përgatitet për të pritur shtetasit afganë. Më herët, qeveria shqiptare njoftoi se do t’i strehojë afganët në disa struktura hotelerie në Durrës dhe në disa godina te Qytet Studenti në Tiranë.

Ndërkohë që ditën e sotme burimet brenda bashkisë Berat konfirmojnë se edhe kjo bashki po përgatit ambientet për akomodimin e këtyre shtetasve. Që prej ditës së djeshme, bashkia e Beratit ka nisur përgatitjet për strehimin e përkohshëm shtetasve afganë.

Nuk dihet nëse në Berat do të vijë grupi i parë i afganëve që pritet të mbërrijë në Shqiperi apo nëse ky grup i parë do të strehohet në Tiranë.

Mësohet se shtetasit afganë do të strehohen në Hotel Colombo, një hotel luksoz që ndodhet në qendër të qytetit, të Beratit, i cili aktualisht po kryen përgatitjet e fundit për të pritur ardhjen e kontigjentit me gra dhe fëmijë. Burime brenda Bashkisë Berat bëjnë më dije se autoritetet lokale po bashkëpunojnë jo vetëm për strehimin dhe ushqimin e tyre, por edhe për tu siguruar asistencë psikologjike.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur do të niset avioni nga Kabuli, kjo edhe për shkak të situatës kaotike të krijuar në aeroport nga talebanët që po bllokojnë evakuimet. Deri në mbërritjen e tyre, Shqipëria po bën gati strukturat akomoduese për pritjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu