Afganistan/ Al Kaeda publikon regjistrimin e fjalimit të liderit të saj të vrarë

0

Al Kaeda ka publikuar një regjistrim 35 – minutësh në të cilin grupi terrorist pretendon se lideri i tij, Ayman al-Zawahri, i cili besohet se është vrarë në një operacion amerikan gushtin e kaluar, është duke folur, tha grupi SITE, i cili monitoron grupet xhihadiste në internet.

Regjistrimi është pa datë. Transkripti nuk tregon qartë kornizën kohore në të cilën mund të ishte bërë.

Zawahri u vra në një sulm të SHBA-së në Afganistan, që shihet si goditja më e rëndë për grupin që nga vdekja e themeluesit të tij, Osama bin Laden, në maj 2011 në Pakistan.

Zawahri ishte fshehur për vite me radhë dhe operacioni për gjetjen e tij ishte rezultat i punës “të kujdesshme, të durueshme dhe këmbëngulëse” nga agjencitë kundër terrorizmit dhe inteligjencës, tha një zyrtar amerikan në atë kohë.

Al Kaeda nuk e ka emëruar pasardhësin e tij. Por duket se pretendenti kryesor për drejtimin e saj është Saif al-Adel, një ish-oficer misterioz, i forcave speciale egjiptiane.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu