Ballina AKTUALITET Afganistani tronditet sërish/ Sulm me bombë në xhaminë e Kabulit, raportohet për...

Afganistani tronditet sërish/ Sulm me bombë në xhaminë e Kabulit, raportohet për disa të vdekur

0

Një sulm me bombe ka ndodhur jashtë një xhamie në kryeqytetin afgan pak momente më parë duke lënë një “numër civilësh të vdekur”. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i talebanëve.

Sipas “Al Jazeera” shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

ISIS nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Sidoqoftë, që kur talebanët pushtuan Afganistanin në mes të gushtit, sulmet nga luftëtarët e ISIS kundër tyre janë shtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu