Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon progresit të Shqipërisë.
Teksa Ministrja citoi progresin raportin e Këshillit Europian, Basha i është përgjigjur me një tjetër raport që e rendit Shqipërinë mes vendeve si Egjipti dhe Mozambiku. (Lexo ketu)
Pikërisht me këtë renditje ka të bëjë dhe ironia e Bashës. Kreu i PD-së i kërkoi kamerave të afron pasi nuk po shihte Kosovën apo Maqedoninë e Veriut në renditje por vetëm vendet e botës së tretë.
“Afroje pak kameran se nuk po shoh as Kosovën, as Maqedoninë dhe as Malin e Zi. Afroje pak ta shohim më mirë. Këtu shoh Benin, Egjipt, Zambia dhe Mozambik. Kështu që nëse ju e konsideroni këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë!”, tha Basha.