Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

0

Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Agim Krasniqin si ministër në detyrë të Financave.

Krasniqi ka konfirmuar vetë këtë lajm  duke thënë se pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga kjo post, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të emërohet ai.

Deri më tani Agim Krasniqi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë në detyrë të Financave. Hykmete Bajrami ka njoftuar të mërkurën se është liruar nga pozita e ministres në detyrë në këtë ministri.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se ka kërkuar vetë këtë largim nga posti, dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete e Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt në Kosovë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu