Agim Krasniqi për ‘Reciprocitetin’: Vendim i drejtë që forcon pozicionin e Kosovës

0

Analisti Agim Krasniqi ka qenë i ftuar në një intervistë në Fax News ditën e sotme, ku ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës, duke u shprehur se zbatimi i marrëveshjes së reciprocitetit për targat është një vendim i drejtë.

Agim Krasniqi ka paralajmëruar se qeveria Kurti nuk ndalet me kaq, por se do të ketë të tjera masa në vijim në kuadër të reciprocitetit, duke shtuar se këto lëvizje nuk bëjnë gjë tjetër veçse forcojnë pozicionin e Kosovës.

“Është vendim jashtëzakonisht i drejtë, në funksion të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës. Mendoj që vendimi për masat e reciprocitetit është vetëm një hap i parë që do të pasohet edhe me masa të tjera të reciprocitetit. Nëse qeveria vazhdon me masa të tjera reciprociteti do të jene ne funksion të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në Bruksel. Edhe zoti Kurti është jashtëzakonisht i përkushtuar sa i përket qëndrueshmërisë dhe avancimit të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë. Kjo e forcon pozicionin e Kosovës. Besoj se do pasohet me masa të tjera në lidhje me dokumentacionin, pasaporta të shtetit serb për qarkullimin mes dy vendeve. Asnjë vendim nuk duhet t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA dhe BE”, deklaroi ai.

Më tej, Agim Krasniqi u shpreh se këto masa ishin të pritshme, pasi Albin Kurti i ka paralajmëruar që në vitin 2014.

“Kryeministri i Kosovës e kishte paraljmëruar një gjë të tillë edhe nga fushata e zgjedhjeve të vitit 2014. Edhe në kohët e fundit e ksishte paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit. Një nga këto marrëveshje të dala nga Brukseli që nuk kishte respektuar Serbia ishte dhe kjo e targave. Është veprim i drejtë. Është pritur me entuziasëm të mirë nga opinioni publi. Praktikisht është zbatuar mirë. Serbia nuk donte t’i zbatonte marrëveshjet, ndërsa qeveria e Kosovës binte si viktimë duke lëshuar pe, kjo çoi deri te një vendim i tillë, i cili ka pasur reagime të shumta, qofte nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe Presidenti Vuçiç”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu