TURQI- Të paktën 54 pasgoditje me magnitudë 4.3 ose më shumë kanë ndodhur që nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes me orën lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, e cila është një agjenci shkencore e qeverisë amerikane. Tre nga pasgoditjet kanë matur 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin masiv me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra (rreth 59 milje) në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor të mëngjesit.
Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra (186 milje) përgjatë zonës së thyerjes që shpërtheu në Turqinë jugore, me orientim nga jugperëndimi në verilindje dhe që shtrihet nga kufiri me Sirinë deri në provincën e Malatya.
Çfarë po ndodh në Turqi?
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2361 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi.