Nivelet e rrezatimit në ish-centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë janë jonormale.
Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea), Rafael Grossi, në një mision në terren, në krye me një delegacion ekspertësh.
Kujtojmë se kjo deklaratë ka ardhur pas sulmit që ushtria rusa ka bërë në afërsi të ish-centralit.
Ndërkohë bëjmë me dije se Ukraina dhe Rusia kanë hyrë në muajin e dytë të luftimeve dhe ende asnjë prej shtetve nuk ka ndërmend të tërhiqet.