Agjencia Kombëtare e Rinisë, – i bashkohet Bashkisë së Elbasanit për Ditën Botërore të Pastrimit

0

Data 18 shtator shënon “Ditën Botërore të Pastrimit”, dhe në këtë ditë, Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e qytetit dhe lagjeve të tij; aksion ky i cili iu bashkua Këshilli Rinor i Bashkisë Elbasan dhe plot të rinj, por edhe Agjencia Kombëtare e Rinisë. ( – “Sepse aty ku ka rini e lëvizje për ndryshime të vogla e të prekshme dhe të domosdoshme, ne jemi aty!” )

Sot, Dita Botërore e Pastrimit gjeti në Elbasan edhe pjestarë të tjerë të stafit të AKR-së, edhe drejtoreshën e AKR-së Znj. Kleina Kasanai dhe Përgjegjësin e Sektorit të Projekteve Rinore Z. Gentian Guni. Ai i cili i printe përpara në këtë mision ishte Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.Gledian Llatja.

Ne të gjithë iu bashkuam kësaj iniciative dhe aksioni për institucionin tonë të qenit një qytetar i përgjegjshëm që i vjen në ndihmë komunitetit dhe vendit ku jetojmë; të cilat janë një vlerë, por edhe një qëllim për të cilin do punojmë fort për ta edukuar veten dhe rininë tonë.

Dita Botërore e Pastrimit, – i dha mundësinë AKR-së edhe njëherë tjetër të tregojë që vetëm përmes bashkëpunimit, integrimit dhe historive të suksesit mund të fillojmë t’i ndryshojmë gjërat për mirë.

Në ditët dhe kohërat që ne po jetojmë, pastrimi, pastërtia dhe higjena, duhen nisur nga vetja e deri në rangjet më të larta. Ndaj ne ishim aty për ta mbështetur këtë nismë, e për ta bërë këtë mesazh të jehojë sa më shumë. Dhe më e rëndësishmja: – “për vepra të mira koha është tani, gjithmonë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu