‘Agjencia më e korruptuar në vend është…’/ Denoncimi i Berishës: Vjedh tendera sekretë bashkë me të afërmit e Ramës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën “E ardhmja e arsimit shqiptar përmes teknologjisë dhe informacionit” ka denoncuar si agjencinë më të korruptuar në vend ‘Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit’, ku tha se kjo e fundit ka përdorur qindra milionë euro të taksapaguesve me tendera sekrete.

Berisha theksoi se arsimi në vend është drejt rrënimit ndërsa kjo agjenci së bashku me të afërmit e kryeministrit Edi Rama vjedh tendera sekretë.

Sali Berisha: Po të shohësh arsimin tonë, është në rrënim, është në shkatërrim. Shqipëria në analet e historisë do të mbetet në këto vite, rasti klasik i rrënimit të një kombi, rrënimit të një shteti, rrënimit të sistemeve të këtij shteti nga dy faktorë: vjedhja dhe droga. Nuk duhet të bëj një analizë të gjatë të kësaj, por do ndalem vetëm te arsimi.

Nëse dixhitalizimi dhe mosha dixhitale kanë një dimension jetik për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet. A mund të imagjinohet që, pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur blackout të plotë. Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila përdor qindra milionë euro të taksapaguesve me tendera sekrete. I bën me tendera sekretë se vjedh bashkë me të afërmit e Edi Ramës.

Ajo që duhej të ishte modeli i transparencës, është modeli i blackout-it. Meqë jemi këtu, vendosja e sistemit të prokurimeve dixhitale në vitet 2008-2009 solli një shumëfishim të pjesëmarrësve. Nga 8200 në vit arritën në 56 mijë. Imagjinoni tani Edi Ramën me Zonjën Errësirë se si tenderat i dixhitalizimit i bën të gjitha të fshehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu