Vozitja më ngadalë, ulja e ajrit të kondicionuar, të dielat pa makina dhe puna nga shtëpia duhet të miratohen si masa urgjente për të reduktuar kërkesën globale për naftë, të paktën kështu shkruhet në planin me 10-pika të hartuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Masa të tilla dhe ndryshime në sjelljen e konsumatorit do të lejojnë uljen e përdorimit të naftës me 2.7 milion fuçi në ditë (bpd) brenda katër muajve – ekuivalente me më shumë se gjysmën e eksporteve të Rusisë. IEA parashtroi një sërë masash që tha se do të ndihmonin në uljen e kërkesës globale, e cila aktualisht është afër 100 milionë fuçi në ditë.
PIKAT E PROPOZUARA NGA IEA:
Ulja e kufijve të shpejtësisë në autostrada me të paktën 10 km/h
Punoni nga shtëpia deri në tre ditë në javë kur është e mundur
Të dielat duhet të jenë pa makina në qytete
Bëjeni transportin publik më të lirë dhe stimuloni ecjen dhe çiklizmin
Alternoni aksesin e makinave private në rrugë në qytetet e mëdha, ata me numër tek një ditë dhe ata me numra çift një ditë tjetër (praktikë e përdorur edhe për uljen e nivelit të ndotjes)
Adoptoni praktika për të reduktuar përdorimin e karburantit
Promovimi i lëvizjes efikase për kamionët e mallrave dhe mjetet e dërgesës
Përdorni trena me shpejtësi të lartë dhe natën në vend të avionëve kur është e mundur
Shmangni udhëtimet ajrore të biznesit ku ekzistojnë opsione alternative
Përdorni automjete elektrike dhe më efikase
IEA u bëri thirrje qeverive të ndjekin masa të tilla për të luftuar përçarjen masive globale, e për të përballluar krizën që po kërcënon botën nga mungesa e gazit dhe naftës ruse.