Agresioni rus në Ukrainë/ Greqia nis kërkimet për naftë dhe gaz në Detin Jon dhe atë të Kretës

0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të shpallë sot planin për rifillimin e kërkimeve të gazit dhe naftës në Detin Jon dhe atë të Kretës deri në vitin 2029, një vit përpara 2030-ës, e cila përkon edhe me të ashtuquajturën Agjenda e Gjelbër të Bashkimit Evropian.

Në qendër të diskutimeve janë gjashtë zona në Kretën Jugperëndimore dhe në Jon, të cilat janë në nivele të ndryshme pjekurie për sa i përket procesit të kërkimit dhe licencimit.

Greqia ka prodhuar sasi të vogla nafte në të shkuarën, por për shkak të çmimit të saj të ulët dhe Agjendës së Gjelbër evropiane planet e kërkimit janë bllokuar. Kompanitë helene të kërkimit të energjisë në det pretendojnë se kanë vënë piketat e qarta për evidentimin e çdo rezerve nafte e gazi, të cilat paraprakisht mësohen të jenë në perëndim dhe jugperëndim të Ishullit të Kretës.

Agresioni rus në Ukrainë dhe frika për bllokimin e furnizimit të Evropës me gaz rus ka sjellë një rritje galopante të çmimeve, për të cilat BE-ja po gjen mekanizma për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse përpara vitit 2030.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu