Këlliçi: A është etike që udhëton privatish me një nga personat e konçensionit.
Rama: E para meqë më pyetët për kodin etik. E kam kërkuar unë të vendoset në qeveri dhe është aprovuar që në fillim fare. Është vendosur që ministrat, kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas, prveç rasteve të veçanta. Në rastin është problemi im shëndetësor që duhet të shkojë në SHBA. Është histori basketbollistësh. E para, e dyta kryeministri dhe ministrat nuk dalin për pushimet jashtë shtetit, dhuratat kanë një limit. Dhe sot, në Këshillin e Ministrave ka një muze plus një depozitë me dhurata që kanë të gjitha bashkë një vlerë shumë të madhe. Që unë i kam regjistruar aty dhe ua kam lënë shtetit shqiptar. Tani, lidhur me atë që ju më tregoni, janë më pas në mandatin e tretë, janë shtuar disa element të tjerë. Që kanë të bëjnë edhe me biznesmenët, por nuk më kujtohet e çfarë.
Ajo që më tregoni tani, është për t’u parë se çfarë rrethanash, është për t’u gjykuar nga struktura që i gjykon.Përpara se të jap një gjykim, duhet që personi që kishit këtu, kjo është një gjë që duhet sqaruar. Unë personalisht nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë dhe të bëjë asgjë tjetër përveç bisedave që lidhen me çështje të interest të tyre privat dhe interest public që unë përfaqësoj. Nga ana tjetër duke pasur parasysh, rrethanat konkrete. Duhet parë konkretisht, nuk mendoj se lidhjet janë bërë kaq direkte. Djali i ish-kryeministrit darkon me një nga grupet mafioze më të egra të Europës. A është kjo një arsye të the që djali i ish-kryeministrit është mafioz dhe ndan drogën? Jo. Unë po them vetëm kaq, nuk janë arsye as fotografitë. Një miku im i vjetër në PS thoshte një shprehje. “politika në Shqipëri është autobus unaze”, dhe jeta e tillë është, dalim të gjithë kushërinj. Unë nuk kam bërë fotografi me Saliun edhe kur kam qenë.
Këlliçi: Ky episod ka ndodhur 5 vite më parë. Të kishit marrë informacion më parë.
Rama: Nuk flas në emër të të tjerëve. Një shënim këtu, nëse është e saktë data, ai nuk ka qenë ministër. Nëse data është e saktë, nuk ka qenë ministër. Duhet verifikuar. Mos të inkriminojmë njerëzit me foto. Nuk dihet se çfarë fotosh të dalin nesër, unë do të të mbroj ty. Unë do të të mbroj ty pasi mua më kanë nxjerrë lakuriq, më nxorri lakuriq ish-partia jote. Mua partia juaj më ka nxjerrë lakuriq. Kjo kulturë kap foto dhe nxirr. Mos u merrni me foto.