“Ai është i dashuruar me…”/ Ish-banorja e BBV nxjerr zbuluar Meritonin…

0

Rudina Demneri është një personazh mjaft i njohur në media, jo vetëm për punën e saj disa vjecare si gazetare por gjithashtu si një ish-banore e sezonit të dytë të BBV.

Së fundmi, Paloma ka qenë e ftuar në programin “Breaking me Fiori Dardha”, ku ka shprehur mendimin e saj lidhur me dinamikat e zhvilluara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien e Meritonit me Ilnisën, Rudina është shprehur se nga burime të afërta pranë saj, Meritoni vijon të jetë i dashuruar me ish-partneren.

Fiori: Meritoni është shumë i dashuruar.

Paloma: “Shiko, unë iu uroj shumë suksese të dyve. Unë nuk dua që Ilnisa të lëndohet në fund të ditës sepse është një grua shumë e fortë dhe një grua që meriton shumë e më shumë sa i përket vlerësimit. Për një nënë është pesë herë më e vështirë të lëndohet se sa një mashkull. Nuk e di se cfarë do të ndodhë për ata të dy përjashta dhe nuk dua të bëhem as e keqe por Ilnisa do ta kuptojë me kalimin e kohës se Meritoni ka ndryshuar. Me ato që kam dëgjuar, nga miqësitë e afërta të Meritonit, të sigurta, më kanë thënë se Meritoni është i dashuruar me nënën e fëmijës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu