Danny Wilson nuk e fal djalin e tij dhe garanton se, nëse nuk do të ndalohej nga policia, ai do t’i kishte dhënë një mësim.
UELLS – Danny Wilson, babai i Ryan Giggs, nuk i kurseu fjalët dhe, në një intervistë për ‘Daily Mail’, theksoi se djali i tij ishte “miu”, pasi kishte pasur një lidhje me gruan e vëllait të tij.
“Ai miu… Nuk mund ta imagjinoj sesi dikush do të mund t’ia bënte këtë vëllait të vet. Lexova për këtë në një gazetë dhe menjëherë u hodha në makinë drejt Mançesterit. Zoti e di se çfarë do t’i kisha bërë, por sigurisht që nuk do të ishte mirë”,- filloi Danny, përpara se të shpjegonte, se gjithçka përfundoi dhe ai u kthye, pasi Ryan u ndalua nga policia.
“Më ndaluan dy herë për shpejtësi dhe herën e dytë i shpjegova agjentit: “Unë jam babai i Ryan Giggs”. Ai e pa që isha i inatosur dhe më tha: “Nuk do të të gjobis, por bëj një pushim pesë minuta dhe shko në shtëpi”. Kështu bëra”, u justifikua ai. Dhe përfundoi: “Ata nuk e dënuan kurrë. Po të kisha leje ta shihja (në atë kohë), nuk do ta lija të kalonte”.
Kujtohet se Ryan Giggs së fundmi ishte në gjykatë pasi u akuzua nga ish e dashura e tij për ngacmim seksual dhe dhunë në familje. Ai u lirua nga çdo akuzë.