“Ai helmonte fëmijët me drogë”, flet nëna e studentes greke që u përplas nga 26-vjeçari shqiptar

0

GREQI- Prindërit e 21-vjeçares Ema, e cila humbi jetën kur u përplas nga makina e tij dhe u braktis nga 26-vjeçari shqiptar në Selanik, janë të shkatërruar.

Sipas Protothemës, në një intervistë të dhën së fundmi ata thanë se nuk dinë sesi të përshkruajnë gjendjen që po kalojnë pas humbjes së vajzës së tyre në aksidentin fatal.

“Nuk di si ta përshkruaj me të vërtetë. Është e padurueshme. Ndonjëherë situata më duket e pajetueshme, ndonjëherë e jetueshme. Ndonjëherë mendoj se do ia dal. Nuk mund ta përshkruaj. Shumë e vështirë”.-tha e ëma Kelly Kampaki.

Prindërit e vajzës së re morën vendimin për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke i dhënë jetë të paktën tre personave. Në të njëjtën kohë, duke folur për Mega-n, nëna e Emës theksoi se ligjet e vendit nuk po funksionojnë pasi sipas saj ajo si shtetase greke nuk ndjehet e mbrojtur nga shteti i saj.

“U bë krim, në vend të kundërvajtjes, goditja dhe lënia e një personi. Dhe vrasësi i fëmijës tim do të dënohet. Njeriu që vrau fëmijën tim ishte me precedentë dhe vrau fëmijë me drogë. Ai nuk kishte as patentë shoferi. Ai nuk kishte letra dhe ishte flamur për trafik droge. Ai ishte i lirë me tolerancën e shtetit. Ata i dhanë një armë dhe gjithçka që bëri ishte të tërhiqte këmbëzën”, shtoi ai.

26-vjeçar shqiptar, i cili ishte drejtuesi i makinës që goditi Emën është lënë në masën e arrestit me burg ndërkohë që në dëshminë e tij ai tha se u largua nga vendngjarja nga frika pasi nuk kishte dokumenta qëndrimi në Greqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu