Air Albania djeg biletat/ Qytetari përdor linjë tjetër për të ardhur në Shqipëri

0

Françesk Vukaj ka 30 vite që jeton jashtë Shqipërisë dhe ka zgjedhur të udhëtojë me Air Albania sa herë që vjen në atdhe.

Qytetari rezervoi një biletë te kjo kompani. Ai do të vinte në Shqiperi në datën 3 korrik 2021 dhe do të kthehej në Itali në dateë 4 shtator.

Problemet shëndetësore të një familjari bënë që Vukaj të vinte disa ditë përpara në Shqipëri.

“Jetojmë në Itali ka 30 vjet dhe çdo vit, nga dy herë në vit gati biletat i presim me Air Albania. Këtë vit e kishim pronotuar me 3 korrik ardhjen dhe kthimin me 4 shtator. Për disa probleme familjare, më vdiq babai dhe u detyrova të vija para datës 3 korrik. Meqë isha në Shqipëri ishte e panatyrshme të kthehesha në Itali vetëm për të shfrytëzuar datën 3 korrik të ardhjes këtu.”

Plotësisht i qetë se biletën e kthimit e kishte të paguar në datën 4 shtator, qytetari bëhet gati për tu nisur drejt Italisë por tronditet kur mëson se bileta e tij nuk ishte më e vlefshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu