“Air Albania”shkak i ndarjes sê familjes Toti

0

Ndarja mes futbollistit italian Frenccesko Toti  dhe Ilari Blazi,bëri bujë në të gjithë mediat ndërkombêtare.Të gjithë folën për arsyet e ndarjes së tyre, por Ilara ka dhënë arsyen e vërtetë duke e sjellë në formë dokumentari.

Ish-gruaja e futbollistit italian Frenccesko Toti, Ilari Blazi, ka publikuar dokumentarin e saj “Unica” në platformën “Netflix”. Dokumentar, I cili  ka marrë shumë vëmendje dhe Ilari e bëri për të treguar versionin e saj të së vërtetës nga ndarja me Totin. Ajo ka thënë se problemet në martesën e tyre 20-vjeçare filluan kur ajo shkoi “për të pirë kafe” bashkë me një shoqe në banesën e një burri.

Por “pirjen e kafesë” ajo nuk po e konsideron si mollën e sherrit për prishjen e martesës së saj. Kjo nisi pasi ajo pa nëpër tabloide disa fotografi të Totit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kur po luhej finalja e Konferenc Ligês mes Romës dhe Fejnordit.

Në këto fotografi, pas Totit shikohet një grua që quhet Noemi Broki, për të cilën tabloidet patën raportuar se është e dashura e re e tij.

Pas kësaj ngjarjeje një fotograf ia tregoi Ilarit një fotografi ku shihej Toti nën shoqërimin e një gruaja në një vaskë “jakuzi” gjatë udhëtimin të punës së tij në Monako, para se të nisej të nesërmen në Tiranë. Ilari ka thënë se ajo pastaj angazhoi edhe detektiv pasi nuk ia mbushte mendjen asnjë tabloid se burri i saj po e tradhtonte.

Ndërkohë thotë se Toti ishte bërë shumë nervoz dhe ishte distancuar nga ajo para se tabloidet të shkruanin për lidhjen e tij jashtëmartesore.

 

 

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu