‘Akademia e barinjve’/ Spaho: Nuk po mban më njeri lopë e dele

0

Deklarata e Spahos:

Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobenëve.

Por problemi i parë nuk është cobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë cmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi.

320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë.

Po mirë ky grumbulleusi pse duhet të shkojsë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parrullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.

Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimmit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.

Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg

Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumeshtit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë.

Dhe vec kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu