Akisdent ajror! Avioni rrëzohet sapo ngrihet nga pista e aeroportit, dy të vdekur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhorxhia të SHBA-së, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë pasi një avion i vogël u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga pista e aeroportit. Daily Mail raporton se aksidenti ajror u regjistrua mbrëmjen e së shtunës. Zyrtarët e aeroportit thanë se për arsye ende të paditura kontakti me avionin u ndërpre menjëherë pas ngritjes nga pista. Ndërkohë, mësohet se avioni ra në një zonë të pyllëzuar.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.