Akoma pa bërë një javë nga Big Brother – Gjesti nis me koncerte

0

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka qenë sensacion i këtij viti.

Me 184 ditë izolim nga Big Brother Kosova në atë të Shqipërisë, ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut.

Ndonëse nuk ka kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij reality shou, këngëtari pejan po vazhdon me angazhime.

Në një postim të ri, ai njofton se më 25 prill do të performojë në një klub të Tiranës.

Nuk ka dyshim se Gjesti do të jetë një nga artistët më të kërkuar të këtij viti nëpër mbrëmje.

Ai madje do të ketë edhe një çmim të lartë marrë parasysh famën e fituar këtë periudhë.

I njëjti vlen të ceket se fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh nga Big Brother.