Aksi Elbasan-Peqin/banorët në Pajovë të pakënaqur nga masat

0
Screenshot

“Aksi Elbasan-Peqin rezulton ndër akset më problematike në vend sa i takon numrit të aksidenteve dhe pasojave fatale në njerëz. Një ndër njollat e zeza konsiderohet ajo në fshatin Pajovë. Një zonë e banuar me hyrje-dalje nga të dyja anët e rrugës. Jetët e humbura nuk kanë munguar . Aksidenti më fatkeq rezulton ai i tetorit të vitit të shkuar ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve humbi jetën një fëmijë 10 vjeçar ndonëse ishte duke ecur në trotuar.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, banorët protestuan për përmirësimin e infrastrukturës. Por, përveç vendosjes së “policëve të shtrirë”,në afërsi të shkollës nuk është marrë asnjë masë tjetër.

Në dalje të Peqinit, në fshatin Gjocaj, një tabelë të orienton drejt fshatit. Ky kryqëzim konsiderohet ndër më të rrezikshmit, sidomos për ata që futen në rrugën kryesore. Duke vazhduar drejt Rrogozhinës, tabelat shpesh të ftojnë të ulësh shpejtësinë, ndërsa vetë rruga mbetet e arnuar disa herë.

Infoweb Media