Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë te Ura e Vocit në Bulqizë.
Policia thotë se një 64-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur për vdekje një këmbësore 59-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.