I riu me “Benz” përplas kalimtarin në aksin Fier-Patos

0

Një kalimtar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një makinë në Fier. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos.

Drejtuesi i makinës tip “Benz” që shkaktoi aksidentin është një 33-vjeçar me inicialet D. Xh., ndërsa i plagosuri ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu