Aksident i 5-fishtë në aksin Fushë Krujë-Milot, plagoset një shofer

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, pranë fshatit Gjorem.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 5makina. Gjithashtu si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit.

Por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç raportohet njëri nga drejtuesit e mjetit është me kombësi maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu