Aksident i frikshëm/ Mjeti bie nga 30 metra lartësi, ja fati i dy të rinjve

0

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë mesditë në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në qytetin e Vlorës.

Makina ku ishin duke udhëtuar dy të rinj ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash në përrua, ndërkohë që për fatin e mirë të tyre, shoferi dhe pasagjeri kanë dalë pa lëndime.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që mjeti ndodhet ende në kanal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu