Aksident i “frikshëm” në Kukës-Morinë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosurit nisen drejt Tiranës

0

Një aksident është regjistruar pak pas mesdite në autostradën Kukës-Morinë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Automjeti po udhëtonte drejt Kosovës, por si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, drejtuesi I mjetit humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke rënë në kanalin anësor të segmentit rrugor Kukës-Morinë. Makina përshkoi më shumë se 250 metra në shpatin e kanalit anësor pas humbjes së kontrollit dhe bëri disa rrotullime.

Shoferi dhe pasagjerja kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Njoftimi i policise:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K.K., të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu