SERBI- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Serbi, teksa një ambulancë ka përplasur një grua teksa po përkonte. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat lokale të Kosovës, duket se ambulanca përplas nga prapa gruan e cila po ecte, duke e zënë atë me gomat e prapme.
Aksidenti duket se ka ndodhur papritur teksa shoferi i ambulancës ishte duke parkuar dhe nuk e ka parë nga pasqyra e përparme gruan që ecte pas mjetit të ndihmës së shpejtë, të cilën e përplas dhe e fut nën rrota.
Pas përplasjes, siç shihet edhe nga pamjet gruaja në dukje e moshuar qëndron disa minuta nën makinë duke pritur ndihmë nga skuadra e shpëtimit, të cilët kanë shkruar menjehrë për t’a ngritur atë. Sipas pamjeve, duket se e moshuara mund të ketë pësuar lëndime të vogla në trup dhe është jashtë rrezikut për jetën.