TIRANË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, mësohet se një makinë është përmbysur, por nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si Kthesa e Kamzës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.