Aksident i frikshëm! Përmbyset kamioni që transportonte bagëti (Video)

0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Durrësit.

Drejtuesi i një kamioni që transportonte gjë të gjallë ka humbur kontrollin e për pasojë është përmbysur. Nga policia nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe ishin hequr targat e mjetit për të bërë të pamundur identifikimin e kompanisë. Nuk është bërë ende e ditur se çfarë gjë të gjallë po transportonte kamioni duke ngjallur dyshime se mund të ishin edhe pula.

Zona ku ka ndodhur aksidenti është një kthesë e rrezikshme në të cilën kanë ndodhur edhe aksidente të tjera ku kanë humbur jetën disa persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu