Aksident i rëndë, automjeti përplaset me motorin, plagoset një prej drejtuesve

0

Një aksident ka ndodhur në lagjen nr 1 të Durrësit. Një automjet është përplasur me një motor ku si pasojë ka mbetur një i lënduar, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorrrin tip “Honda”, me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu