Aksident i rëndë hekurudhor në Slloveni/ Treni del nga shinat dhe përplas një grup punëtorësh, 2 të vdekur, 4 të plagosur

0

SLLOVENI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhurnë Slloveni, ku për pasojë 2 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë qytetit juqperëndimor të Postonjës rreth orës 9 të mëngjesit, ku një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat dhe ka përplasur një grup punonjësish të mirëmbajtjes së shinave, duke lënë dy prej tyre të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Këta të fundit ndodhen në spitalin mjekësor dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Policia rajonale po heton në vendin e ngjarjes për të mësuar shkakun e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu