Aksident i rëndë, humb jetën 34-vjeçari, plagosen 2 të tjerë, policia jep detajet (Foto)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Piqeras të Bashkisë Himarë.

Mësohet se një automjet tip “Ford” me targa të Durrësit është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin është përplasur me bordurën anësore.

Brenda këtij mjeti ndodheshin 3 persona ku një prej tyre mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe ka mbërritur në Spitalin e Sarandës pa jetë ndërkohë që dy të tjerët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit ndërsa policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu