Aksident i rëndë, kamioni zë poshtë personin që ishte duke lëvizur me biçikletë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryqëzimit të rrugës së burgut në Tiranë, në afërsi të ish-stacionit të trenit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kamioni ka përplasur një burrë që ishte duke udhëtuar me biçikletë, i cili ka humbur ndjenjat.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që Policia vijon hetimet për aksidentin, i cili në fakt ka ndodhur në afërsi të një semafori.

Nuk dihet ende identiteti i personi të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu