Aksident i rëndë/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi

0

Aksident në Kavajë, makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi.

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin Fatmir Duda i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu