Aksident i rëndë! Makina përplaset me murin, dy të lënduar

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë është përplasur me murin, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi me iniciale D.H si dhe personi me iniciale M.H.

Postimi i Plotë:

Me datë 28.01.2022, në fshatin Risili, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu