Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat – Dimal, ku dy automjetet janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar edhe tre të plagosur.
Si pasojë e përplajes së fortë dhe humbjes së kontrollit, njëri prej automjeteve ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës, ndërkohë që të aksidentuarit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit rajonal të Beratit për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.