Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos/ Njëra prej makinave kthehet përmbys, përfundojnë në spital disa persona

0

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Grizë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit. Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe normalizimin e trafikut, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu