Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë. Tre mjete janë përplasur, ndërsa mësohet se të tre drejtuesit janë dërguar në spitalin e Korçës.Nuk dihet shkaku i aksidentit, por dyshohet për parakalim të gabuar dhe rrëshkitje pasi ka rreshje shiu momentalisht në qarkun juglindor. Nga pamjet e siguruara një prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.