Një aksident është regjistruar sot në autostradën Lezhë-Milot. Mësohet se një këmbësore në përpjekje për të kaluar rrugën është përplasur nga një automjet tip “Benz”.
Sipas burimeve për InfowebTv, e dëmtuara është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.