Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 3 të rinjtë përfundojnë në spital

0

Tre persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë është përplasur mjeti me drejtues H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu