FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip “Benz”, ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime. Sipas burimeve paraprake, ata janë transportuar me drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





