Aksident i rëndë në Kukës/ Përplasen dy automjete, 4 persona përfundojnë me urgjencë në spital

0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në dalje të Rrugës së Kombit.

Sipas pasojë e përplasjes janë plagosur dy shoferët e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodhenin në njërën prej makinave. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Kukësit, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu