Aksident i rëndë në Marinzë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kthesa e Marinzës.

Një automjet tip Mercedes ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit dhe një pasagjer. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Bëhet me dije se nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Nga ana tjetër në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu