Aksident i rëndë në minierën e Krastës

0

DIBËR – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 27-vjeçar ka humbur një pjesë të krahut gjatë punës, në një minerë në Bluqizë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku gjatë procesit të punës është aksidentuar punëtori 27-vjeçar. Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit, për të marrë ndihmë mjeksore të specializuar, ndërkohë që momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Polica ka bërë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por si pasojë e aksidentit gjatë punës ai ka humbur një pjesë të krahut. Gjithashtu policia ka referuar materialet në prokurori ndaj adinistratorit të fabrikës, ku mbeti i dëmtuar punëtori. Policia po vijon hetimet mbi ngjarjen.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B.L., 64 vjeç, banues në Burrel, me detyrë administrator i një fabrike të pasurimit të kromit në Bulqizë, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në këtë subjekt, është aksidentuar duke dëmtuar krahun, shtetasi I.K., 27 vjeç.

27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme