Një aksident rrugor është regjistruar sot në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë–Levan. Një automjet tip Benz, me targa AB 885 AA që po udhëtonte nga fshati Akërni në drejtim të Vlorës, ka humbur kontrollin dhe nuk ka arritur të marrë kthesën, duke përfunduar në një kanal anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë persona, të cilët ndodheshin në mjet. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe dy ambulanca, që kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Policia po heton shkaqet e aksidentit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





