Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Kalimash në afërsi të Rrëshenit.

Raportohet se një kamion është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.